Një deputet i VV-së jep 50 për qind të pagës për luftimin e Covid-19
Valon Ramadani, deputeti i VV-së ka njoftuar se do të japë gjysmën e pagës së tij për fondin e qeverisë në luftën kundër koronavirusit.
Ramadani ka thënë se ka ndjekur shembullin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, i cili po ashtu dha gjysmën e pagës së tij për këtë fond.
Duke e ndjekur shembullin e Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, e në mbështetje të iniciativës së tij, ndaj gjysmën e pagës së këtij muaji për fondin e menaxhimit të pandemisë Covid-19”, ka shkruar ai.
Ramadani po ashtu ka ftuar edhe deputetët e tjerë që të veprojnë njësoj.
“Pra, gjysma nga paga ime e deputetit shkon në këtë fond, dhe njëherit ftoj të gjithë kolegët deputetë të cilët kanë mundësi, e këdo tjetër që mundet, të solidarizohet në këtë mënyrë e të ndihmojë dhe të kontribuojë për këtë situatë jo të lehtë ekonomike!”, ka shkruar ai.
Njoftimi i plotë: