Një burrë nga Drenica e zë rryma
Një burrë nga Drenasi është dërguar për tretman mjekësor në spital pasi që i njëjti është lënduar rëndë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike si pasojë e një incidenti.
Policia ka njoftuar se incident ka ndodhur mbrëmë pak pas orës 19:00 dhe burrit fillimisht i është dhënë ndihma mjekësore në Drenas dhe mandej është dërguar në QKUK.
“Viktima mashkull kosovar i lënduar ka pranuar ndihmën e parë mjekësore në Gllogoc dhe më pas është dërguar në QKUK-së për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet nga Policia.
Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe janë duke u marrë me rastin./FaktePlus