Një burrë ia vë flakën vetes para qeverisë së këtij vendi
Një burrë 35 vjeç raportohet se ia ka vënë flakën vetes para ndërtesës së qeverisë në Bjellorusi dhe më pas është dërguar në spital.
Policia njoftoi se ky person u hospitalizua pasi kalimtarët e rastit dhe policët ia shuan flakët me një bombol kundër zjarrit, shkruan Reuters.
Në disa pamje që kanë qarkulluar në internet shihet një burrë në flakë në një shesh pothuajse të zbrazët në qendër të Minskut, afër statujës së Leninit.
Ende nuk dihen motivet që e kanë shtyrë këtë burrë për t’ia vënë flakën vetes, por Komitetit Hetues tha se është duke e hetuar rastin.
Sipas autoriteteve, burri e ka lagur veten me një lëng të ndezshëm para se t’ia vinte zjarrin rrobave që kishte në trup.
Ndryshe, Bjellorusia është përfshirë nga protestat që nga zgjedhjet presidenciale të gushtit të kaluar, për të cilat opozita thotë se ishin të manipuluara pasi fitues u shpall presidenti Lukashenko.