Një barnatore në Skenderaj rriti çmimin e barnave, gjobitet me 500 euro
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka regular se një barnatore në qytetin e Skenderajt është gjobitur me 500 euro, pas rritjes së çmimit të barnave.
Jashari ka thënë se në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar nga koronavirusi për të rritur çmimet e barnave, përcjell FaktePlus.
Ai ka kërkuar nga bizneset që mos t’i rrisin rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.
Postimi i tij i plotë:
500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave
Në asnjë menyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.
Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.
Në këtë situatë në të cilin gjindemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.
Pa panik, por me kujdes të shtuar do t’ia dalim!/FaktePlus