Një asteroid me madhësi sa Burj Khalifa do të kalojë pranë Tokës këtë fundjavë
Asteroidi, i quajtur 2000 QW7, vlerësohet të jetë rreth 290 deri në 650 metra i gjerë, i cili është pothuajse aq sa ndërtesa Burj Khalifa në Dubai, shkruan Mirror.co.uk, transmeton FaktePlus
Sipas Qendrës së NASA-së për Studime të Tokës, asteroidi do të kalojë pranë planetit tonë më 14 shtator.
Fatmirësisht, asteroidi do të kalojë rreth 3.3 milionë milje larg Tokës, megjithëse NASA ende e klasifikon këtë si një kalim “të ngushtë” të këtij asteroidi.
Kjo nuk do të jetë hera e parë që 2000 QW7 kalon pranë planetit tonë, ky asteroid më parë kaloi afër Tokës më 1 shtator 2000.
Pas këtij kalimi të afërt të shtunën, NASA parashikon që asteroidi tjetër do të kalojë afër planetit tonë më 19 tetor 2038.
Ndërtesa e Burj Khalifa./FaktePlus