Një anije tjetër bllokohet në Kanalin e Suezit
Kanali i Suezit ishte gati të bllokohej sërish, pasi një anije mallrash raportohet të jetë bllokuar aty, para se të zhvendosej pas vetëm 15 minutash.
Anija me flamur të Panamasë MV Coral Crystal, e cila kishte cak portin e Sudanit, ishte bllokuar në pjesën jugore të Kanalit, raporton Bloomberg, duke cituar autoritetet e Kanalit të Suezit.
Mirëpo, sipas raportimeve, bllokimi i shkurtër i anijes nuk ka pasur ndikim në navigacionin e kanalit.
Bllokimi i anijeve në Kanalin e Suezit po ndodh për herë të dytë këtë vit.
Afërsisht gjashtë muaj më parë, anija Ever Given kishte shkaktuar bllokim të trafikut për gjashtë ditë, pasi ishte bllokuar në mënyrë diagonale në Kanal. Kjo pati ndikuar që të shkaktoheshin humbje miliona dollarëshe për shkak të vonesave në dërgesat e mallrave nëpër botë.
Bllokada e shkaktuar nga Ever Given kishte bërë që të paktën 369 anije të vonoheshin me dërgesat, në Kanalin që është përgjegjës zhvillimin e më shumë se 15% të tregtisë botërore.