Një adoleshente u përdhunua dhe u vra në vitin 1984, krimineli arrestohet pas 36 vjetëve në SHBA
Vrasja e një vajze në qytetin Rochester të New Yorkut, e cila ndodhi 35 vjet më parë, u zgjidh përfundimisht duke përdorur testet e ADN-së.
Wendy Jerome, 14-vjeçare, u përdhunua dhe u vra ndërsa shkoi te një shoqe tjetër për t’i dhënë një kartolinë “Falënderimesh”. Trupi i saj u gjet nga një kalimtar i rastit pranë një koshi mbeturinash shkollore, raporton thenewyorktimes.
Timothy Williams, 56 vjeç, u arrestua në shtëpinë e saj në Melbourne, Florida, për vrasjen e kryer në vitin 1984, transmeton Telegrafi.
Nëna e vajzës së vrarë në lot falënderoi policinë për këmbënguljen e tyre në zgjidhjen e rastit.
“Mendova se nuk do ta përjetoja kurrë këtë ditë”, tha Marlene Jerome, duke shtuar se i vinte keq që burri i saj nuk ishte gjallë.
Policia shpjegoi se një mostër e ADN-së u mor gjatë autopsisë së vitit 1999 dhe u krahasua me bazën e të dhënave të FBI-së, por nuk kishte gjetur asnjë provë. Pastaj, në vitin 2017, ligji u ndryshua dhe policia u lejua të kërkojë jo vetëm shembuj të ADN-së që përputhen, por edhe krahasime me anëtarët e tjerë të familjes.
Në korrik të vitit 2020, një kontroll i anëtarëve të familjes dha rezultate dhe provat e oficerët të policisë shkuan drejt Williamsit. Ai jetonte në lagje në kohën e vrasjes së 14-vjeçares. Ai atëherë ishte 20 vjeç.
Ndryshe, Williams do të ekstradohet në shtetin e New York-ut ku do të gjykohet për vrasje.