Nitaj: Kurti po viktimizohet me mjeshtri
Nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, me anë të një postimi në Facebook, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti.
Nitaj ka thënë se Kurti sot me fjalimet e tij në Kuvend po viktimizohet me mjeshtri.
Sipas tij, deklaratat e tij kanë shumë gjëra të pasakta, madje disa deklarata si “në Shtëpinë e Bardhë shampanja është gati, veç po lypet edhe gjaku” janë edhe të papjekura e me pasoja.
Lexojeni më poshtë postimin e tij të plotë:
Albin Kurti po viktimizohet me mjeshtri. Bravo i qofte, se ky popull veç viktimat i mbeshtet, sepse edhe vet eshte viktime!
Por ai po thote plot gjera te pasakta. Me duket e papjekur e me pasoja te thuhet se ” Ne Shtepine e Bardhe, shampanja eshte gati veç po lypet edhe gjaku”! Te ngjashme ndegjohen ne Kore, Iran e ne Dumen Ruse. Qofsha gabim une e Ishalla ti e din çka po thua, por mua po me duket qe ke shku shume larg o burre!