NISMA s’është më në Kuvend, Haxhi Shala ia “shkatërron” partinë Fatmir Limajt
Shokë në luftë. E këtë shoqëri Fatmir Limaj e Haxhi Shala e mbajtën edhe pas luftës së fundit në Kosovë. Rrugën politike e bën bashkë. Por kjo rrugë politike u nda, tashmë dy këta do të jenë rival politikë. Haxhi Shala më nuk do të jetë pjesë e NISMA Socialdemokrate, parti kjo që udhëhiqet nga Fatmir Limaj.
Ndarja e rrugëve në kohë paqe mes dy ish-bashkëluftëtarëve nuk ishte veçse një largim. Kjo meqë shkaktoi edhe telashe në partinë e Limajt.
Largimi i Shalës nga NISMA është edhe shuarje e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, meqë ai ishte Shef i Grupit Parlamentar.
NISMA Socialdemokrate e Fatmir Limajt nga dita e sotme nuk do të ketë më asnjë kompetencë në Kuvendin e Kosovës.
Kjo parti nuk është më Grup Parlamentar. Krejt kjo ka ndodhur pasi deputeti Haxhi Shala i është bashkuar grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se Haxhi Shala është tërhequr nga posti i tij si shefi i grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate.
“Haxhi Shala është tërhequr nga shefi i grupit parlamentar i Nismës Socialdemokrate dhe i është bashkuar grupit parlamentare të AAK-së”, ka thënë Osmani.
Më tej, Oshmani theksoi se me vendimin e Shalës, Grupi Parlamentar i Nismës nuk ekziston më dhe humb të drejtën për përfaqësimin në komisionin parlamentare.
Ndryshe, para disa ditësh Ramush Haradinaj në një postim bashkë më Haxhi Shalen ka njoftuar se Shala ka braktisur Nismën Socialdemokrate dhe se rrugëtimin e tij politik do ta vazhdojë në AAK.
“Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës. Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës. Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK”.
Ndryshe, para votimit të Qeverisë Hoti, presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i kishin shkuar në shtëpi deputetit Shala për ta bindur për të votuar pro Qeverisë Hoti.
Nga ky moment ishte paralajmeraur edhe largimi i Shalës nga Nisma.
Pak javë më parë Haxhi Shala ka komentuar votën e tij në zgjedhjen e Qeverisë Hoti. Shala kishte thënë se NISMA është monopolizuar nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.
Ai ka thënë se ka pritur që NISMA të mbledh organet e saj drejtuese dhe të vendos për emrat e ministrave.
“Skënder Reçica është bërë më parë ministër. Ai nuk ka sjellë vota në parti. Nuk e di pse ai duhej bërë përsëri ministër”, tha ai.
Deputeti i Shaka pati thënë se në zgjedhjet e fundit partisë i janë larguar disa ministra e zëvendësministra. Shala thoshte se nëse votën do ia kishte kërkuar Limaj nuk do të hezitonte për ta dhënë.
Akuzat e Haxhi Shalës për “ministrin e bacit”, flet Jakup Krasniqi