Nisma pengohet të mbajë tubim në Kërvasar të Malishevës, sqarohet Enver Hoti
Nismës Socialdemokrate nuk i shkoi mbarë një tubim paraelektoral në fshatin Kërvasar të Malishevës.
Banorët e kësaj ane reaguan ashpër gjatë këtij tubimi, duke pamundësuar kështu mbajtjen e tij.
Enver Hoti nga Nisma ka sqaruar për Klan Kosova se reagimi i banorëve ishte lidhur me një problem që po përballen ata.
“Kemi pasur kërkesë për të vazhduar debatin për një problem me të cilin po përballen banorët e kësaj ane, për rastin e një gurthyesi”.
“Për shkak të kohës së limituar dhe angazhimit të deputetëve të tjerë në aktivitetet të tjera ne kemi përmbyllur tubimin. Disa individë shprehën disa pakënaqësi sepse kërkesa e tyre ishte që të vazhdonin debatin”.
“Ata dëshironin të dinin se çka do të behet me gurthyesin në të ardhmen dhe konsideroj se është një kërkesë legjitime”.
Hoti shprehu gatishmërinë që të angazhohet në gjetjen e një zgjidhje të problemit që lidhet me gurëthyesin në Kërvasar, përderisa e vlerësoi tubimin e sotëm në këtë fshat si të jashtëzakonshëm.
Ai u shpreh optimist për fitore të Nismës në këto anë.