NISMA: Nuk mbështesim pazaret mafioze të Albin Kurtit për Prizrenin
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në mbledhjen e fundit me strukturat e saj, pas analizës që i bëri situatës në qytetin e Prizrenit, ka ardhë në përfundim se mbledhja e Kuvendit Komunal e thirrur për datën 25.09.2019 nga kryesuesi i asamblesë është tendencioze e adoleshencës politike që institucionin e kuvendit të qytetit ta keqpërdorë për qëllime elektorale.
Grupi i Kuvendarëve të Nismës nuk do të merr pjesë në këtë mbledhje për këto arsye:
- Me 25.09.2019 është dita e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, që për ne dhe elektoratin tonë nënkupton se është dita e fillimit të festës.
- Kuvendarët e Nismës nuk mbështesin planifikime buxhetore mbi skema të interesit të klaneve dhe komisarëve politik që e rrethojnë Mytaher Haskukën.
- Grupi i Kuvendarëve të Nismës nuk mbështet pazare mafioze të Albin Kurtit, i cili po e keqperdorë Mytën duke i tjetërsuar dhe vënë pronat e qytetarëve në shërbim të xhepave të Vetëvendosjes.
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, shpreson edhe te Kuvendarët e subjekteve të tjera politike në pushtet e opozite që të mos jenë në shërbim të lojërave djallëzore që parashihen të ndodhin në mbledhjen e datës 25.09.2019.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.