Nisma nuk doli me kandidat për Podujevën, japin arsyet
Vetëm LDK-ja, PDK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë dalë me kandidatë për zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 15 mars, pas caktimit si ministër të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Agim Veliut.
Xhemajl Hasani ishte emri që u përfol se do të ishte kandidat nga kjo parti, megjithatë subjekti nuk ka vendosur ta kandidojë.
Përmes një komunikate ata kanë thënë që mandati i shkurtër ka qenë njëra nga arsyet që nuk kanë caktuar kandidat.
“Nisma Socialdemokrate njofton opinionin publik se në konsultim me degën dhe strukturat tona në Podujevë nuk ka kandiduar asnjë kandidat për kryetar të kësaj komune. Një ndër arsyet që nuk kemi kandiduar asnjë kandidatë është mandati i shkurtë që do të ketë kryetari i ri”, kanë njoftuar nga ky subjekt.
Tutje Nisma Socialdemokrate ka ftuar strukturat t’i fillojnë parapërgatitjet për zgjedhjet e reja komunale.
“Nisma fton strukturat tona në Podujevë të jenë aktive dhe të fillojnë parapërgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahet vitin e ardhshëm. Nisma në Podujevë do t’i përcjellë me kujdes zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe me kohë do të njoftoj opinonin publik për qëndrimet e saja”, thuhet tutje aty.
Njoftimi i plotë:
Nisma Socialdemokrate njofton opinionin publik se në konsultim me degën dhe strukturat tona në Podujevë nuk ka kandiduar asnjë kandidat për kryetar të kësaj komune.
Një ndër arsyet që nuk kemi kandiduar asnjë kandidatë është mandati i shkurtë që do të ketë kryetari i ri.
Nisma në Podujevë ka nxjerrë një rezultat relativisht të mirë në zgjedhjet e 6 tetorit, për cka e përgezojmë degën dhe strukturat tona në këtë qytet.
Nisma në Podujevë është shtrirë dhe ka strukturat e saja në cdo cep të kësaj komune.
Nisma fton strukturat tona në Podujevë të jenë aktive dhe të fillojnë parapërgatitjet për zgjedhjet komunale që do të mbahet vitin e ardhshëm.
Nisma në Podujevë do t’i përcjellë me kujdes zgjedhjet për kryetar të Podujevës dhe me kohë do të njoftoj opinonin publik për qëndrimet e saja.