Nisma në Arbanë: Nuk guxojmë që të ardhmen e fëmijëve tanë ta lëmë në duar të njerëzve të pasigurt
Kandidatët për deputetë të Nismës në Prizren, fushatën elektorale e kanë vazhduar në Arbanë.
Kryetari i Degës së Nismës, Zafir Berisha, tha se Kosovës i duhen njerëz që dinë dhe janë të sprovuar.
“Kosovës i duhen njerëz që dinë dhe janë të sprovuar qoftë në planin politik, qoftë në atë kombëtarë, ndërsa ne nuk guxojmë që të ardhmen e fëmijëve tanë ta lëmë në duar të njerëzve të pasigurt ”, tha Berisha, i cili në këto zgjedhje garon për deputet.
“NISMA Socialdemokrate dhe kandidatët e saj janë të sprovuar dhe të dëshmuar në çdo kohë kur shteti ka pasur nevojë për ta, andaj tani është momenti që me 6 tetor t’i japim jetë projektit tonë Bashkë për Shtetin, në mënyrë që ne të kemi më shumë mundësi për ndërtimin e një të ardhme të dinjitetshme për qytetarët e Kosovës, e në veçanti për të rinjtë”, përfundoi ai.
Kandidatja për deputete, Albulena Balaj Halimaj, tha se “sot në lagjen Arbanë kam ardhur me kandidatët më të mirë për deputet, të cilët do të jenë vazhdimësi e zërit tuaj në Kuvendin e Kosovës”.
“Ne sot po i ofrojmë Prizrenit dhe qytetarëve të saj, e në veçanti lagjes Arbanë, listën e kandidatëve më të mirë për deputet të cilët natyrisht qe e meritojnë besimin tuaj. Andaj, duke ju falënderuar për mobilizimin e jashtëzakonshëm dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj NISMA’s Socialdemokrate, ju siguroj që së bashku me juve nga këtu po e vulosim fitoren tonë”.
Kandidati tjetër i cili vjen nga kjo lagje, Afrim Bekteshi, tha se fryma socialdemokrate është në zemrën e çdo qytetari të Kosovës dhe natyrisht kjo na bën të besojmë edhe më shumë në arritje të objektivave tona.
Rreshtimi i qytetarëve të shumtë, përkrahë programit socialdemokrat të NISMA’s është garancë se NISMA Socialdemokrate do të jet faktorë në qeverinë e ardhshme, dhe ne që sot po qëndrojmë para jush, do të jemi gardianë i mbrojtjes së interesave tuaja dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.
Kandidatët tjerë për deputet, Arbanë Hoti Hajdaraj, Shukri Quni, Hasan Ahmetaj, Afrim Tejeci, dhe Adem Qemali, thanë se përqafimi i programit socialdemokrat nga qytetarët e Kosovës, vetëm sa e forcon edhe më shumë bindjen se NISMA Socialdemokrate do të jetë fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, dhe Fatmir Limaj do të jetë kryeministër i vendit.