Nisin punët për ndërtimin e poligonit multifunksional në Skenderaj
Në Skenderaj kanë nisur punët për poligonin multifuksional, që përveç hapësirë sportive do të ketë edhe 258 vendparkingje.
Lajmin për nismën e punëve atje, e ka bërë të ditur i pari i Komunës së Skenderaj, Bekim Jashari.
Ai nëpërmjet një postimi në ‘facebook’ ka thënë se dashamirët dhe rinia e Skenderajt do të kenë një vend të mrekullueshëm për të zhvilluar lojërat e tyre që i pëlqejnë.
“Sot, filluan punimet në poligonin multifunksional, ku përveç që do të ndërtohet një hapësirë sportive që i ka munguar Skenderajt, aty do të ndërtohen edhe 258 vendparkingje. Tani dashamirët e sportit dhe rinia e Skenderajt do t’a kenë një vend të mrekullueshëm për të zhvilluar lojërat e tyre që i pëlqejnë. Kjo hapësirë bëhet edhe më e bukur me vendparkingje të mjaftueshme që do të ndërtohen për qytetarët”, ka shkruar Jashari.