Nisin hetimet për vdekjen e 38-vjeçarit nga Gjakova, daullxhiut Behar Morina
Policia e Kosovës ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Po ashtu siç njofton PK, vdekja e 38-vjeçarit është duke u hetuar.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.