Nis vaksinimi për gripin sezonal të të moshuarve në Prishtinë
Shtëpia e të Moshuarve ishte cak i nismës se vaksinimit kundër gripit sezonal dhe virozëve të tjera me të cilët edhe ka nisur Ditën Ndërkombëtare e të Moshuarve, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj.
“Të moshuarit apo mosha e artë, përballen me nevoja të veçanta dhe në këtë shtëpi, ndodhen nën përkujdesjen e plotë sociale dhe shëndetësore, me kushte për pleqëri të mbarë.
Mosha e artë është po ashtu kategoria më e ndjeshme e shoqërisë tonë dhe imuniteti i tyre mund të ketë vështirësi për t’u përballur me ndonjë grip, vaksinimi kundër gripit sezonal do ta fillojmë këtu.”, thekson Ministri Zemaj në postimin e tij në Facebook.
Gjatë këtij takimi nuk mungoi edhe sesioni këshillimor dhe materialet këshilluese për të moshuarit.
Të pranishëm ishin edhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, përfaqësues nga kjo Shtëpi e të moshuarve si dhe IKShPK-ja./FaktePlus/
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3447699121943610