Nis transmetimi i parë nga “RadioUP”
Sot në një ceremoni të mbajtur në Fakultetin e Filologjisë u inaugurua radio e këtij Universiteti e quajtur “RadioUP”.
Në këtë transmetim i cili ishte i pari nga kjo radio, një fjalim mbajti edhe rektori i UP-së Marjan Dema, i cili u shpreh entuziast për hapjen e këtij kanali të ri të komunikimit.
Po ashtu në këtë transmetim foli edhe shefi i Departamentit të Gazetarisë, profesori Milazim Krasniqi i cili tha që kjo radio do të jetë në shërbim të Universitetit, studentëve dhe qytetarëve të vendit tonë.
Një nga meritorët për krijimin e kësaj radio është profesori i degës së gazetarisë, Alban Zeneli e i cili u falënderua nga të pranishmit për kontributin e dhënë ndërsa ky edicon u moderua nga studentja e gazetarisë, Flaka Zogu.