Nis takimi Thaçi- Borrell
Tashmë ka filluar takimi mes përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.
Pask këtij takimi do të ketë edhe konferencë për media, raporton FaktePlus.
Borrell, mes tjerash, do të zhvillojë edhe një takim me drejtuesit e partive parlamentare në Kuvendin e Kosovës dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, raporton FaktePlus.
Pas Kosovës, ai do të udhëtojë për në Serbi, ku edhe atje do të takojë përfaqësuesit e shtetit.
Për shkak të pozitës që ka në BE, Borrell pritet të ndërmjetësojë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Ky dialog është pezulluar në fund të vitit 2018, kur Kosova u ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia dhe Bosnja./FaktePlus