‘Nis shtetrrethimi’- Ushtria merr nën kontroll Tiranën dhe autostradën
Në orën 13:00 hyn në fuqi urdhri i ri i cili ndalon të gjitha lëvizjet në të gjithë Shqipërinë deri në orën 05:00 të së hënës. Më pas për gjithë javën në vijim Shqipëria do të ketë një fashë të lëvizjes nga ora 05:00 – 13:00 por kjo fashë nuk do të përdoret për grumbullime por vetëm për nevojat urgjente të familjes.
Në të gjithë rrugët, sidomos në Tiranë dhe në Durrës ku është dhe zona e kuqe, efektive te FA (Policia Ushtarake dhe Forca Tokesore) me mjetet e blinduara HUMVE kane nisur patrullimin ne kryeqytet, në autostradën Tirane – Durres dhe qytetin e Durresit në mbështetje të policisë së shtetit për disiplinimin dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të vendosura këto ditë.
Nga një vëzhgim i Ora News, ky rregull po respektohet dhe thuajse të gjithë rrugët janë bosh me përjashtim të disa njerëve, të cilët orari i shtetrrethimit i gjeti në rrugë dhe po kthehen në banesat e tyre.