Nis pastrimi i tabelave të vandalizuara në veri
Pas vendosjes së shenjave rrugore të reja në gjuhën shqipe në zonat verirore të banura me shumicë serbe të cilat u vandalizuan menjëherë duke iu fshirë pjesa e shkruar në guhën shqipe, tashmë veçse ka nisur pastrimi i tyre nga punonjës të pastrimit, raportuan mediat serbe.
Njoftohet se shenjat në Rudare dhe Grabovc janë pastruar, ndërsa pritet që të pastrohen shenjat e vandalizuara deri në Jarinje.
Punëtorët e pastrimit janë të shoqëruar nga Policia e Kosovës.