Nis ‘ora e re policore’, vërehet lëvizje e madhe e qytetarëve dhe veturave
Ky kufizim do të zgjasë deri nesër në ora 6:00 të mëngjesit.
Orari i kufizimit u ndryshua mbrëmë me propozim të ministrit të Shëndetësisë, mirëpo edhe me kërkesë të kryetarëve të komunave, pasi që orari paraprak, ku lëvizja e qytetarëve lejohej nga ora 06:00 deri në 10:00 të mëngjesit, dhe nga 16:00 deri në 20:00 të mbrëmjes kishte shkaktuar tollovi dhe tubime të njerëzve që dilnin për t’u furnizuar me gjësende ushqimore, duke rrezikuar kështu përhapjen e koronavirusit.
Sidoqoftë, në kryeqytet, në orën e fundit të lirisë së qarkullimit janë parë shumë qytetarë dhe lëvizje e madhe e veturave.