Nis intervistimi i Sabit Gecit nga Specialja
Ka mbërritur në zyrat e EULEX-it, për t’u intervistuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, Sabit Geci.
Në dhjetor të 2019-s, ish-pjesëtari i UÇK-së Sabit Geci, kishte marrë ftesë nga Specialja me seli në Hagë.
Më 18 dhjetor të vitit të kaluar kur edhe Geci e kishte marrë ftesën nga Specialja ka thënë se nuk e di se në çfarë cilësie është ftuar, pasi nuk e ka parë ende ftesën.
Ai ka theksuar se në shtëpinë e tij në Prishtinë kanë qenë dy hetues; njëri austriak dhe tjetri italian për t’ia dorëzuar ftesën, mirëpo meqë Geci nuk ka qenë aty, ata janë kthyer pa e lënë ftesën./FaktePlus