Nipi i Bejtë Pirevës, gati për tu bërë deputet
Kjo garë zgjedhore, do të jetë më e larmishme se herave tjera. Në të, për dallim nga e kaluara, Gollaku e Anamorava do të kenë mundësi të përfaqësohen nga Avdi Pireva, nipi i luftëtarit të çështjes kombëtare për disa dekada, Bejtë Pireva.
Ky i fundit që ende është i zhdukur. Pasi kishte luftuar për vite të tëra me forcat serbe pas luftës së dytë botërore në Tugjevc, e fshatrat përreth të Kamenicës, ishte marrë nga xhandarmëria, për të mos u mësuar asgjë më për fatin e tij, tash e 7 dekada.
I frymëzuar me luftën e gjyshit, edhe Avdi Pireva nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka synim që tash, në kohë paqeje të luftojë për një Kosovë më të mirë, më të fortë e më të pasur me rini.
Pireva i cili është doktor i fushës sportive, në planprogramin e tij, krahas çështjeve kombëtare, synon që ta zhvilloj sportin. Meqë është i doktoruar në këtë fushë, ai shpreson që me angazhimin e tij e të lidhjes demokratike të Kosovës, të krijohen kushte të mira për sportistët, në mënyrë që ata më pas të marrin vëmendjen e duhur edhe në arenën ndërkombëtare, duke i sjell Kosovës medalje në të gjitha garat.
Pireva i cili është profesor universitar, mbanë numrin 88 në listën e kandidatëve të LDK-së, derisa në deklarimet e tij në fushatë, ka thënë se do të jap përgjegjësi para votuesve për çdo veprim që do ta marrë, nëse zgjidhet deputet.