Ngritja e çmimeve e rrit kërkesën për kredi konsumuese, norma e interesit 6.1 %
Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar raportin e Sistemit Financiar të Kosovës për muajin mars të këtij viti.
Sipas të dhënave të BQK-së, në Kosovë funksionojnë 11 banka komerciale, prej të cilave 9 janë me pronësi të huaj.
Këto banka kanë 198 njësi që veprojnë në tërë vendin, raporton Demokracia.com.
Në bankat e Kosovës punojnë gjithsej 3 mijë e 584 persona.
Në këtë raport të BQK-së për muajin mars, vlera e aseteve të bankave është 5,824.2.
Kreditë për ekonomitë familjare për muajin mars janë 1 milion e 457 mijë e 400 euro.
Për korporatat jo financiare janë 2 milionë e 448 mijë e 600 euro.
Për korporatat tjera financiare, vlera e kredive për muajin mars është 8 milionë e 300 mijë.
Ndryshmi vjetor në kredi është 18.4%.
Për ekonomitë familjare është 19.8%.
Për korporatat familjare është 17.1 %.
Për korporatat tjera financiare është 18.3%.
Norma e interesit për kredi për ekonomitë familjare është 5.8 %, kurse për korporata jo financiare është 5.7%.
Norma në depozita gjatë muajit mars për ekonomitë familjare është 1.1%, kurse te korporatat financiare është 1.2 %.
Përveç bankave në Kosovë funksionojnë edhe 30 institucione mikrofinanciare, prej të cilave 13 janë në pronësi të huaj.
Po ashtu, në Kosovë funksionojnë edhe 12 kompani të sigurimeve.
Sigurime jetësore ofrojnë 2 kompani, kurse 10 të tjera sigurime jo jetësore.
Gjithashtu në Kosovë veprojnë dy fonde pensionale, Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës dhe Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve.