Ngriten dyshime mbi emrimin e Samir Bllacaku drejtor të Navigacionit Ajror

Qeveria e Kosovës, që drejtohet nga Albin Kurti, dje ia ka besuar detyrën e drejtorit të Agjencisë së Shërbimeve të Navigacionit Ajror, Samir Bllacakut. Me këtë është pajtuar edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu. Mirëpo, për këtë emërim janë ngritur dyshime e ankesa se janë shkelur kritere të përcaktuara nga vet shetit.
Sipas kundërkandidatit Bahri Nuredini, drejtori i përzgjedhur nuk i përmbush dy kritere bazë.
“Unë mundem me ju thanë vetëm se kandidati i cili është zgjedh drejtor i Agjencisë së Navigacionit Ajror nuk i përmbush dy kritere bazë. Atë të studimeve univeristare nga një institucion i akredituar akademik me të paktën 240 kredi, si dhe provojë pune 5 vjeçare”, ka thënë Nuredini.
Sipas Nuredinit, Bllacaku ka vetëm 180 kredi/ECTS, më titull Bachelor për Menaxhment dhe Informatikë dhe nuk ka provojë pesë vjeçare në menaxhim në fushën e Aviacionit civil apo navigacionit ajror.
Nuredini gjtihashtu ka thënë për FaktePlus se kanë kërkuar edhe çasje në dokumente zyrtare për ta parë zhvillimin e gjithë procesin përzgjedhës, por që tash e 5 ditë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.
Ministri Liburn Aliu kandidatin Samir Bllacaku për Drejtor të AShNA, e rekomandon duke u thirrë në merita dhe kualifikim.
“Duke ju referuar obligimeve ligjore të parapara në ligjin për Agjencinë e Shërbimit të Navigacionit Ajror pas skadimit të mandatit të drejtorit të Agjencisë, ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, konform procedurave ka shpallur konkursin për plotësimin e pozitës, pas përfundimit të procesit të përzgjedhjes, bazuar në merita dhe kualifikim është rekomanduar Sami Bllacaku”, tha ministri Aliu kur propozoi Bllacakun.
Ndryshe, pozitën e drejtorit në ASHNA deri më datën 28 qershor e ka ushtruar Bahri Nuredini, ndërsa pas kësaj date, kjo detyrë i është dhënë zëvendës drejtorit Valmir Hylenaj.
Përveç Bllacakut e Nuredinit, kandidatë për drejtor në ASHNA, ishin edhe Valmir Hylenaj dhe Nexhat Bala.
Në konkursin zyrtar të shpallur nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë për pozitën Drejtor të AShNA, kërkesat e përgjithshme formale kishin përcaktuar kualifikimin minimal të kandidatëve të përgjegjshëm për këtë pozitë:
Arsimimi i kërkuar:
- Diplomë/a të studimeve universitare nga një institucion i akredituar akademik me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, apo një gradë pasuniversitare në fushën e aviacionit civil;
- Të këtë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në menaxhim në fushën e Aviacionit civil apo navigacionit ajror;
- Të mos ketë qenë i denuar për ndonjë vepër penale
Bazuar në këtë konkurs, me datë 11.08.2021 Minsitria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë shpallë njoftimin për kandidatët të cilët janë ranguar në listën e ngushtë nga komisioni përzgjedhës, për pozitën: Drejtor/esh në AShNA.
Dyshimet janë se në kundërshtim me kriteret e vet përacktuara, ky komision për kandidatin Samir Bllacaku vlerëson që i plotëson kushtet, por që i cili dy kriteret themelore nga ky konkurs nuk i përmbushë:
- Diplomë/a të studimeve universitare nga një institucion i akredituar akademik me të paktën 240 kredi/ECTS apo ekuivalente me to, apo një gradë pasuniversitare në fushën e aviacionit civil.
Samir Bllacaku ka vetëm 180 kredi/ECTS, më titull Bachelor për Menaxhment dhe Informatikë. - Të këtë së paku pesë (5) vjet përvojë pune në menaxhim në fushën e Aviacionit civil apo navigacionit ajror.
Samir Bllacaku nuk ka pesë (5) vjet përvojë pune në menaxhim në fushën e Aviacionit civil apo navigacionit ajror.