Ngrihet aktakuzë ndaj katër personave për helmimet në Deçan
Është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për helmimin e mbi 1 mijë e 500 qytetarëve në Deçan dhe fshatrave përreth.
Në një konferencë për media, prokurori i rastit Dorjan Juniku, tha se pas një hetimi intensiv disa mujor lidhur me helmimet, ka ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonalë Hidrodrini në Pejë, drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes të po kësaj kompanie.
Tutje, Juniku tha se dy personat me nënshtetësi serbe që u panë në kamerat e sigurisë në kohën kur ndodhi helmimi, nuk janë të involvuar në këtë rast.
“Pas një hetimi intensiv disa mujor në çështjen penale e cila ka të bëjë me rastin e njohur si helmimi në Deçan i mbi 1500 qytetarëve, sot më 7 shkurt 2022, kam ngritur aktakuzë ndaj dy zyrtarëve si persona përgjegjës të kompanisë rajonalë Hidro Drini në Pejë, drejtorit të departamentit teknik për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe kundër kimistes të po kësaj kompanie për “mosevitim të rrezikut”.
“Aso kohe, hiç më pak se mbi 1500 qytetarë në QMF të Deçanit kërkuan ndihmë mjekësore, në mesin e tyre edhe 51 fëmijë. Në bashkëpunim të ngushtë për organet e rendit, policinë dhe IKPShK-në, kemi arritur që të bëjmë grumbullimin e informacionit dhe sot e kemi vënë në zbatim funksionin e ndjekjes”.
“Kemi dëshmitarë dhe dëshmi në bazë të të cilave kemi ngritur aktakuzë”, tha tutje Juniku.
“Në kohën kur janë identifikuar sy persona me nënshtetësi serbe, kemi ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kemi punuar me kujdes të shtuar, kemi bashkëpunuar edhe me organet e rendit. Ata nuk janë të involvuar në rastin në fjalë”, tha prokurori.