Ngjarjet kryesore që zhvillohen sot në vend
Ngjarjet e ditës: 29 prill 2022
10:00 – Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim një delegacion të afaristëve gjermanë. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N506)
10:00 – Instituti GAP mban konferencën për medie, ku do të prezantohet raporti “Kush ndikohet nga rritja e pagës minimale në Kosovë?”. (Zyrat e GAP, Pejton)
10:00 – Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)
10:00 – OJQ “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptasve në Kosovë” organizon tryezën me temën “Sfidat e procesit të legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
11:00 – Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban Konventën e saj programore, me moton “Lidhja për të ardhmen”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë”)
11:00 – Mbahet ceremonia e përmbylljes së Garës Ndërkombëtare Tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”. (Kazerma e FSK-së “Adem Jashari”, Prishtinë)
11:30 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla, pret në një takim mirëseardhjeje, një grup prej 50 afaristëve gjermanë, të cilët do të qëndrojnë në një vizitë 4-ditore në Kosovë. (Salla e Konferencave, MPJD)
12:00 – Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, C301)
14:00 – Instituti për të Vërtetën, Drejtësinë dhe Paqen lanson videot dhe fletëpalosjet për Kompleksin Memorial në Gradishë të Rahovecit dhe Kompleksin Memorial në Reçak të Shtimes, si pjesë e projektit “Promovimi i trashëgimisë historike dhe kulturore të fund shekullit XX – Komplekset Memoriale” të përkrahur nga MKRS-ja. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)