Ngjarje tragjike/ Mbyten dy shqiptarë në lumin e Bunës, mes tyre një 20- vjeçar
Dy persona janë mbytur ditën në lumin Bunë.
Ngjarja ka ndodhur në Darragjat të Shkodrës teksa një prej të mbyturve është banor i këtij fshati.
Dyshohet se ata janë mbytur që dje dhe familjet kishin bërë denoncim në polici për zhdukjen e tyre.
Pas disa orëve kërkime, trupat janë gjetur nga polumbarët në afërsi të fshatit Darragjat.
Sipas të dhënave tëpara dy të rinjtë janë njëri banor i zonës dhe tjetri nga qyteti i Pukës
Thuhet se V.A, 39 vjeç dhe S.P, 20 vjeç janë të mbyturit në Bunë.