Ngjarje e rëndë – Ngjitej malit, bie në greminë pjesëtari i RENEA-s
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dukagjin të Shqipërisë, ku një pjesëtar i RENEA-s ka rënë në greminën e Thethit.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë në malin e Zorgjit, një zonë shumë e thyer.
Pjesëtari i RENEA-s thuhet se ka qenë jashtë detyrës dhe po bënte një shëtitje në zonë, në momentin kur është rrëzuar.
Pritet ndërhyrja nga ajri, pasi efektivi Bledar Beluli ka pësuar dëmtim të gjymtyrëve.
Ndërkohë banorët e zonës po tentojnë t’i vijnë në ndihmë.