Ngjarje e rëndë në Prishtinë: Një grua gjendet e varur në litar
Një person pa shenja jete është gjetur gjatë pasdites së sotme në shtëpinë e tij në rrugën “Demë Ahmeti” të lagjes Taslixhe në Prishtinë, mëson FaktePlus.
Dyshohet se viktima e këtij rasti ka vrarë veten me litar.
Rastin për FaktePlus e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tutje ka shtuar se viktima është një grua 39 vjeçare me inicialet M.I.
“Sot rreth orës 15:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” ne Prishtinë,saktesisht ne nje shtepi, gjendet një person pa shenja jete. Me te marre informatën policia ka dale ne vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim te prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, ka thënë Ahmeti për FaktePlus.
Ndërkohë që njësitet policore janë duke i ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.