Ngacmohet dhe kanoset nga ish i dashuri një grua në Prishtinë
Një grua në Prishtinë ka raportuar se është kanosur dhe ngacmuar nga ish i dashuri i saj.
Policia po e heton rastin kurse ende nuk ka arritur të gjejë të dyshuarin.
“Prishtinë 23.05.2020 – 14:00. Më 27.05.2020 viktima femër kosovare ka raportuar se është ngacmuar dhe kanosur verbalisht nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, ka njoftuar Policia e Kosovës, përcjell FaktePlus.