Nga viti 2020 veturat e Volvo’s nuk do të kalojnë shpejtësinë 180 km/h
Hakan Samuelsson, drejtori ekzekutiv i markës Vovlo ka paralajmëruar se pas vitit 2020 nuk do të ketë vetura të kësaj firma që do të kalojnë shpejtësine 180 km/orë.
Samuelsson është shprehur se me këtë vendim kërkon të nxisë dhe prodhuesit e tjerë të veturave, t’i bashkohen iniciatives së tij, dhe të ndihmojnë në uljen e numrit të viktimave nga aksidentet rrugore.
Nga studimet e kryera nga kompania Volvo viktimat nga aksidentet rrugore për shkak të shpejtësisë së madhe, përbëjnë rreth 25 % të numrit të përgjithshëm të viktimave nga aksidentet rrugore. Gjithsesi dhe pse shpejtësia nuk përbën faktorin kryesor në aksidentet rrugore që shkaktojnë viktima, shefi i gjigandës suedeze shprehet se çdo viktimë është e tepërt.
Në rast se plani i Hakan Samuelsson do të bëhet realitet, makinat Volvo do të zbresin shpëjtesinë maksimale nga 250 km/orë në 180 km/orë./FaktePlus