Nga nipi i Sami Lushtakut, këshilltarja e Haradinajt e deri tek “modelet” e Instagramit, ja kush janë 14 konsujt e shkarkuar nga Konjufca
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, z. Glauk Konjufca ka shkarkuar sot 14 konsujë që ishin emëruar në disa ambasada të Kosovës në vende të ndryshme.
Shkarkimi ka ardhuar pasi është raportuar se ata janë emëruar kundërligjshëm dhe se kanë pasur lidhje të ngushta me partitë ose në baza të nepotizmit.
Ky vendim pa prekur edhe nipin e i ish-kryetarit të Skenderajt nga PDK, Sami Lushtaku, Festim Lushtakun, I cili ishte emëruar Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë, e për të cilin mediat kohë më parë kishin raportuar se Lushtaku ka të kryer vetëm shkollimin fillor, transmeton Magazina.al
Në mesin e të shkarkuarve është edhe ish-këshilltarja e Ramush Haradinajt, Diellza Hoti, e cila ishte emëruar Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.
E shkarkuar është edhe stilistja e njohur Xheraldina Rexhepi e cila ishte, Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë të Austrisë.
Nga ky vendim nuk ka shpëtuar as Modesta Imeri, Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington,Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila me fotografitë që ka në Instagram ngjanë më shumë si një modele se sa të jep përshtypjen e diplomatës, shkruan Magazina.al