Nga KRU “Gjakova” tregojnë se a është i pijshëm uji pas vërshimeve
Drejtues të KRU “Gjakova” kanë mbajtur sot një konferencë për medie lidhur me cilësinë e ujit pas vërshimeve.
Ata kanë treguar se përkundër vërshimeve, uji në këtë komunë është i cilësisë së lartë.
Zëdhënësja e KRU “Gjakova”, Dafina Syla- Dina, tha që uji edhe pas vërshimeve është në cilësinë e duhur.
“Siguroj te gjithë konsumatorët që uji është i cilësisë së lartë dhe është në nivel të duhur” tha Dina.
Tutje, ajo tha që sa i përket të gjithë zonës nga uji i Radoniqit uji konsumohet dhe është në gjendje të rregullt.
“Ritheksoj që këto komuna janë shumë me fat që e konsumojnë këtë ujë” u shpreh Dina.
Problemi i vetëm sipas Zëdhënëses Dina është me kanalizimet sidomos gjatë vërshimeve.