Nga këto qytete vijnë 10 rastet e reja me koronavirus!
IKSHPK ka bërë të ditur se janë konfirmuar 10 raste të reja me Covid-19 në Kosovë. Po ashtu, bëhet e ditur se 31 persona janë shëruar. Numri total i të prekurve ka shkuar në 790.
Të prekurit janë raste kontakti dhe vijnë nga këto vendbanime:
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan),
dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.
Shkrimi i plotë i IKShP-së:
TRIDHJETË E NJË TË SHËRUAR DHE DHJETË RASTE ME COVID-19!
Sot më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 250 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.
Me SARS-CoV-2, janë diagnostikuar gjithsej dhjetë (10) raste.
Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Kamenicës: 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Poliçkë), Komuna e Vitisë: 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Ramjan),
dhe nga 1 rast vendbanimet: Mollopolc-Shtime dhe Rahovec.
Sot më 28 prill 2020, janë shëruar edhe tridhjetë e një (31) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e tridhjetë e dy (232) raste.
Nga data 08 shkurt deri më 28 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 6.955 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e nëntëdhjetë (790) raste, ndërsa gjithsej njëzet (22) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.
Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.
Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 28 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.110.702 raste të COVID-19 dhe 215.231 raste të vdekjes.
QYTETARË TË NDERUAR!
JU LUTEMI TË RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!