Nga Kanadaja për të votuar konceptin 100% shtet
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi me një simpatizant të kësaj partie që ka ardhur të votojë nga Kanadaja për koalicionin 100% shtet.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në rrjetin social, Daut Haradinaj, i cili thotë se Muja ka ardhë në Kosovë së bashku me shokët nga Kanadaja për të votuar konceptin 100 %.
I njejti ka falenderuar diasporën për mbështetjen e madhe që po i japin këtij koalicioni nga Evropa, Amerika e gjithandej globit.
“Me Mujen me shokë që kanë ardhë nga Kanadaja për ta përkrahur konceptin shtet 100%. Falemnderit diasporë për mbështetjen e madhe që po e jepni, nga Evropa ,USA e gjithandej globit. 6 tetori do jetë dita e madhe për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.