Nga Gjergjica dhe Negroci, Lladrovci premton projekte të reja investuese
Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Ramiz Lladrovci ka vizituar fshatin Gjergjicë dhe Negroc.
Ai në një takim me qytetarë nga këto vende ka premtuar zbatim të projekteve të ndryshme ne qeverisjen e ardhshme.
Publikimi i plotë i Lladrovcit në facebook:
Në Gjergjicë, Negroc, në diskutim me qytetarët e pranishëm, theksova rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve me pushtetit lokal, sepse, mirëqenia duhet trajtuar sipas prioriteteve që kanë qytetarët.
Ne nuk do të ndalemi për zbatimin e projekteve, përtej premtimeve elektorale dhe përtej planifikimeve vjetore buxhetore.
Grantet që i kemi fituar me punën tonë dhe donatorët e ndryshëm, kanë bërë që buxheti dhe planifikimi të tejkalohet çdo vit. Për këtë sukses, kanë kontribut të gjithë, edhe zyrtarët e komunës me qytetarët.
Ne do të vazhdojmë të punojmë, do të vazhdojmë të jemi komuna më e mirë në Kosovë, sepse qytetarët e komunës së Drenasit janë më të mirët.
Respektoni rekomandimet anti covid!
#PDK177
Ramiz Lladrovci