Nga gëzimi në trishtim: Oviedo festoi pa u kualifikuar, në stadium qarkulloi një lajm i rremë
Nga gëzimi në trishtim në harkun e pak sekondave.
Real Oviedo, për pak kohë ëndërroi që e ka siguruar kualifikimin në “Play-off” për t’u futur në La Liga.
Pas fitores 3:2 ndaj Ibizas, në tribuna qarkulluan zëra se Burgos kishte shënuar ndaj Gironas.
Ky gol do t’ua mundësonte vendësve të luajnë në barazh kundër Eibarit, shkruan “Gazeta Express”.
Me këtë rast, nuk mungoi entuziazmi dhe gëzimi tek tifozët dhe tek lojtarët.
Në stadium po festonin të gjithë, siç mund ta shihni në video duke klikuar KETU
Por, fatkeqësisht, në realitet ndeshja e rivalëve kishte përfunduar 0:0 dhe kështu katalunasit e festuan përfundimin në “play-off”.
Pas kontrollit të shpejtë në smartphone, gëzimi u transformua në zhgënjim.