“Nga 392 euro, do të arrijë 759 euro”, Sveçla flet për rritjen e pagave të policëve
Ministri i Punëve të Brendshme. Xhelal Sveçla ka shkruar për rritjen e pagave të policëve dhe zjarrëfikësve.
Ai u shpreh i lumtur që jo vetëm këto dy kategori që hyjnë në domenin e Ministrisë së Brendshme, por gjithë sektori publik do të ketë për herë të tretë brenda mandatit të tyre, rritje të të hyrave.
“Siç edhe është prezantuar dje nga Kryeministri Kurti dhe Ministri Murati, viti 2025 parasheh dy faza të rritjes pagave për të gjithë sektorin tonë publik. Paga bazë e policit të lartë që kur erdhëm në qeveri ishte mesatarisht 392 euro, do të arrijë 759 euro ndërsa e zjarrfikësve që ishte 352 euro, do të arrijë 660 euro.”, ka shkruar Sveçla.
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projekt-buxhetin për vitin 2025, që kap shifrën prej 3 miliardë e 608 milionë euro. Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky buxhet është për të gjithë, duke theksuar se krahasuar me buxhetin e vitit të kaluar, rritja është për rreth 300 milionë euro.