Nga 2 mijë rastet e reja me COVID, 656 prej tyre më të rinj se 19 vjeç
Në vendin tonë sot janë shënuar shifra alarmante të rasteve të reja me coronavirus.
Ministria e Shëndetësisë njoftoj se nga 9,194 testime pozitivë kanë rezultuar 2,050 qytetarë.
Sipas statistikave të MSh-së, nga 2,050 rastet 1,135 janë të gjinisë femërore kurse 915 të gjinisë mashkullore.
Në mesin e tyre ka edhe fëmijë, ku shihet se nga 0-9 vjeç janë 100 të infektuar, kurse nga 10-19 vjeç janë 556 qytetarë.
Grup mosha tjetër më e prekur është ajo 40-49 vjeç me 353 raste të reja.