Neymar vendos veton, Tuchel dorëzohet para brazilianit
Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka folur nga konferenca për shtyp para ndeshjes së radhës në kampionat kundër Rennes. Ai ka konfirmuar sërish se braziliani Neymar nuk do të jetë i grumbulluar për këtë sfidë.
Numri një i stolit mundohet ta fshehë me përgatitjen e tij fizike, por realisht ylli i ekipit do të largohet dhe po sheh mundësitë që ka.
“Kurzawa, Herrera dhe Thilo nuk janë gati, Neymar ka filluar stërvitje sot, por nuk e mbylli atë. Shumë herët për Kimpembenë për t’u rikthyer”.
PSG ka nisur t’i bëjë llogaritë pa brazilianin me këtë të fundit që do të largohet me çdo kusht nga skuadra e PSG-së. Braziliani kërkon rikthimin te Barcelona, por nuk përjashton dhe Realin.
/FaktePlus