Neymar pritet të mungojë në ndeshjen e parë kundër United
Sulmuesi brazilian i PSG-së është lënduar në shputë dhe duket se ky lëndim do ta lë atë jashtë paraqitjes në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve kundër Manchester United
Mundësitë që sulmuesi i PSG-së, Neymar do të paraqitet kundër Manchester United në ndeshjen e parë të 1/8-ës së finales në Ligën e Kampionëve janë jashtëzakonisht të vogla, thuhet në një raport që është shpalosur sot nga kanali televiziv francez, Telefoot.
Ndeshja e parë pritet që të luhet më 12 shkurt të martën në Old Trafford dhe braziliani ka lënduar këmbën e tij të djathtë dhe duket se ai do të mungojë në këtë ndeshje, transmeton GazetaExpress.
Neymar u lëndua gjatë fitores kundër Strasbourgut të mërkurën e kaluar në Kupën e Francës, ku duket se ka ndrydhje në këmbë pas një përplasje me Moataz Zemzemi. Lëndimi është i njëjtë ashtu sikurse ai e kishte pësuar shkurtin e vitit të kaluar kundër Olympique de Marseille.
Megjithatë, ka një indikacion së lëndimi është më i lehtë dhe ai mund të kthehet më shpejt, me Neymar që mund të ecë në këmbë tani, që tregon se lëndimi është shumë më i lehtë se sa është pritur.