Neymar organizon ditëlindjen kuq e zi (Foto)
Futbollisti më i shtrenjtë në botë sot feston 27 vjetorin e lindjes së tij dhe festën për këtë ditë të veçantë ja kishte besuar partnerit të tij në marketing, Red Bull.
Dje u bë me dije thjesht që në festë do merrnin pjesë 500 të ftuar, ndërsa sot në media qarkullojnë fotot “zyrtare” në banerin e tij. Bie në sy veshja e të gjithë të ftuarve me ngjyrat kuqezi. Neymar vetë për shkak të dëmtimit ka kombinuar edhe patericat me “look-un” e tij.
Në festë ishin shokët e ekipit, familjarë dhe të ftuar special, si DJ Bob Sinclair, Wesley Safadao një këngëtar brazilian dhe kampioni botëror i sërfit Gabriel Medina.
Por sot nuk feston vetëm ylli i PSG-së, sot Cristiano Ronaldo bën 34 vjeç dhe Carlos Tevez 35. /FaktePlus