Nexhat Llumnica jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Sindikatës së Re të KEK-ut
Nexhat Llumnica ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Sindikatës së Re të KEK-ut. Sipas tij ky largim ka ardhur marrë parasysh përgjegjësitë e tij personale e familjare.
“I nderuar kryetar z.Rafet Osmani, u.d. Selatin Sadiku, kryesi e SR KEK-ut, anëtarë të SRKEK-ut, ju lutem pranoni këtë mesazh si njoftim për dorëheqjen time nga pozicioni i nënkryetarit të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës. Kam vendosur të largohem marrë parasysh edhe përgjegjësit familjare e personale. Mendoj që kam kontribuar sadopak në mbrojtje të drejtave dhe lirive themelore të punëtorëve të KEK-ut”, ka shkruajtur ai në ‘Facebook’.
Tutje Llumnica ka shkruajtur se do të mbetet anëtar dhe është i gatshëm të kontribuojë si anëtar në të adhmen.
“Unë jam i gatshëm për të ndihmuar dhe kontribuar si anëtarë i thjeshtë i Sindikatës, njëkohësisht dua t’iu falenderojë shumë për qasjen e mirë dhe vlerësimin e punës sime si nga kryetari Rafet Osmani ashtu edhe nga kryesia dhe anëtarët e Sindikatës”, bën të ditur Llumnica.
Shkrimi i plotë:
Përshëndetje,
I nderuar kryetar z.Rafet Osmani, u.d. Selatin Sadiku, kryesi e SR KEK-ut, anëtarë të SRKEK-ut, ju lutem pranoni këtë mesazh si njoftim për dorëheqjen time nga pozicioni i nënkryetarit të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës.
Kam vendosur të largohem marrë parasysh edhe përgjegjësit familjare e personale.
Mendoj që kam kontribuar sadopak në mbrojtje të drejtave dhe lirive themelore të punëtorëve të KEK-ut.
Unë jam i gatshëm për të ndihmuar dhe kontribuar si anëtarë i thjeshtë i Sindikatës, njëkohësisht dua t’iu falenderojë shumë për qasjen e mirë dhe vlerësimin e punës sime si nga kryetari Rafet Osmani ashtu edhe nga kryesia dhe anëtarët e Sindikatës.
Kjo Sindikatë me ka dhënë shumë dhe shpresoj që kjo ka qenë reciproke.
Pavarësisht largimit, nëse ndonjëherë ju konsideroni që unë mund të ndihmoj për të mirën e Punëtorëve dhe Sindikatës qoftë edhe nga larg, ndjehuni të lirë të më kontaktoni.
Ka qenë një kënaqësi e madhe të punoj me ju dhe të gjithë stafin dhe definitivisht do të doja të mbesim në kontakt.
Çdo të mirë,
Nexhat LLUMNICA