Nesër varroset në Stamboll menaxheri i Azetit që vdiq të shtunën në Kosovë
Sefa Kaya, viktima e vetëasidentit me fatalitet që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës do të varrohet nesër në Stamboll.
Kjo u bë e ditur nga këngëtari kosovar, Azet, i cili tashmë të ndjerin e kishte menaxher. Ai tregoj se ceremonia mortore për Sefan do të mbahet nesër më 25 korrik në qytetin e Stambollit mes familjarëve e miqëve të tij dhe jo vetëm.
Kujtojmë se vetëaksidenti me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, afër KFC-së.