Të shtunën testohen për Covid-19 edhe 23 zyrtarë policorë në Prizren
23 zyrtarë policorë të stacionit në Prizren, nesër pritet t’i nënshtrohen testimit për koronavirus.
Këtë e ka konfirmuar Zyrtari për informim i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj.
Ky vendim për testim vie pasi në këtë stacion policor të rajonit të Prizrenit, 12 zyrtarë policorë nga 20 të testuar sot, dolën pozitivë me Covid-19-të.
Ai ka shtuar në Klan Kosova, se të infektuarit tashmë janë vetëzioluar dhe nuk kanë deri tani ndonjë simptomë shqetësuese shëndetësore.