Nesër përkujtohen dy dëshmorët Naim Haxhiu e Shemsedin Haxhiu
Me rastin e 21 vjetorit të rënies së dy dëshmorëve të kombit, Naim Haxhiu e Shemsedin Haxhiu, në fshatin Ternavc do të mbahet tubim përkujtimor.
Siç thuhet në njoftim, tubimi përkujtimor do të mbahet te varrezat e dëshmorëve të fshatit Ternavc.
“Nesër me datë 22.09.2019, në fshatin Ternavc mbahet tubim përkujtimor me rastin e 21 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit Naim Haxhiu dhe Shemsedin Haxhiu. Tubimi fillon në orën 11:00, në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Ternavc”, thuhet në njoftim. /FaktePlus