Nesër nis fushata: A kanë borxhe ende partitë dhe sa gjoba i moren ato?
Në kuadër të përgatitjes së Zgjedhjeve Lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në qershor mori vendim për miratimin e planit operacional, ku u vendos që fushata zgjedhore të fillojë më 16 shtator dhe përfundon më 15 tetor.
Por, me kalimin e muajve, gjendja me pandeminë COVID-19 ka ndërruar shumë. Numri i personave të infektuar, të atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të vdekurve si pasojë e COVID-19, shënuan rekorde, shkruan FaktePlus.
Mbi këtë bazë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka rekomanduar që të shtyhet tërë procesi zgjedhor.
Ndonëse pati sygjerime nga partitë opozitare që kjo fushatë të mbahet në pak ditë, deri më tani nuk është marrë ndonjë vendim tjetër.
Presidentja e vendit, ditë më parë ka mbledhur partitë politike që të bijnë dakordim për të shtyer zgjedhjet e 17 tetorit me arsyen e rritjes së rasteve me COVID-19.
Të këtij mendimi nuk kanë qenë partitë opozitare në vend, duke theksuar që vetëm ditët e fushatës mund të shkurtoheshin por jo edhe të shtyhen zgjedhjet lokale.
Lumir Abdixhiku i LDK-së kërkonte që fushata të tkurret në 10 ditë, teksa Ramush Haradinaj i AAK-së në 5 ditë.
Zyrtarisht nëser do të filloj fushata zgjehdore ku partitë, kandidatët për zgjedhjet lokale, do të paraqesin programin e tyre qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
E për këtë fushatë, përpos rregullave të njejta të fushatës, shtesë do ta kenë edhe respektimin e masave të marra nga qeveria kundër përhapjes COVID-19.
A i kanë paguar borxhet partitë politike dhe sa ishin ato?
Nga Paneli Zgjedhor i Parashtesave dhe Ankesave , për FaktePlus kanë thënë se të gjitha partitë politike në vend i kanë paguar gjobat e zgjedhjeve të përgjithshme të 14 shkurtit.
Sipas këtij institucioni, asnjë parti politike nuk ka borxhe paraprake.
- Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK është dënuar me 24,600.00 euro, ka paguar në tersi gjobat,
- Lëvizja Vetëvendosje! – LVV është dënuar me 40,700.00 euro, ka paguar në tersi gjobat,
- Partia Demokratike e Kosovës – PDK, është dënuar me 66,100.00 euro, ka paguar në tersi gjobat,
- Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës –AAK, është dënuar me 52,750.00 euro, ka paguar në tersi gjobat,
- Lista Serbe, është dënuar me 2,200.00 euro ka paguar në tersi gjobat,
- Nisma Social Demokrate e Kosovës – NISMA, është dënuar me 22,000.00 euro, ka paguar në tersi gjobat.
Në zgjedhjet e përgjithshme partitë politike u gjobitën me mbi 208 mijë euro.
“ PZAP-i ndaj subjekteve politike ne Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura me 14 shkurt 2021 ka shqiptuar gjoba në shumë prej: 208,350.00 euro të cilat gjoba tashme veç i kanë paguar te gjitha subjektet politike”, thuhet mes tjerash në përgjigjen e PZAP-së
Ndryshe sot ka filluar votimi përmes postës për votuesit jashtë Kosovës për zgjedhjet lokale. Periudha e votimit përmes postës siç njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve(KQZ) përfundon më 15 tetor.
“Gjatë kësaj periudhe, të drejtën për të votuar përmes postës e kanë të gjithë aplikuesit e regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës së zhvilluar nga data 10 korrik deri më 18 gusht. Numri i aplikuesve të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe që mund të votojnë përmes postës është: 15 mijë e 532”, ka njoftuar KQZ./FaktePlus