Nesër në ora 14 mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për referendum
Kuvendi i Kosovës nesër do t`i mbledhë deputetët për të mbajtur seancën për referendum, merr vesh FaktePlus nga burime.
Partië në opozitë janë shprehur sot kundër mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë.
Këto reagime erdhën pasi shtetet e QUINT-it dhe BE-ja po kërkojnë që Kosova të lejojë mbajtjen e këtij referendumi.
Pas kësaj deklarate, ambasadorët e shteteve të QUINT-it kanë zhviluar një takim të përbashkët në presidencë bashkë me kryeministrin Kurti.
Komuniteti ndërkombëtar sot tha se me keqardhje ka pranuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos e lejuar Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) që të grumbullojë votat në Kosovë për referendumin në Serbi.
“Ne i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës që të lejojë serbët në Kosovë të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhje dhe procese zgjedhore në përputhje me këtë praktikë të vendosur”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Shteteve të Bashkuara, Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian.
Referendumi për ndryshimet e Kushtetutës së Serbisë do të mbahet të dielën, më 16 janar. Kosova ka thënë se qytetarët serbë, me shtetësi të dyfishtë, do të mund të votojnë përmes postës dhe Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë.