Nesër mblidhet Qeveria
Të mërkurën në ora 11:00 pritet të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë “Hoti”.
Në rend të ditës është paraparë të diskutohet për 7 pika.
Nesër pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për themelimin e Komisionit të Ankesave për të Huajt dhe shqyrtimi për themelimin e Komisionit Kombëtar për refugjatë.
Po ashtu, shqyrtimi i propozim-vendimit për të kërkuar nga presidenti i Repblikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Financave për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës botërore, e përfaqësuar nga Asocacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për financimin e “Programit – Nxitja dhe levimi i mundësive për Sigurinë e Ujit”.